Ukraina

24.05.2012 02:57
Numri i banorëve: 46.000.000
Sipërfaqja: 603.628 km²
Valuta: Hryvnia (UAH)
Zona kohore: CET+1




Republika moderne e Ukrainës është deklaruar në vitin 1991, mirëpo historia kombëtare daton shumë më larg. Shteti Kyivan Rus, i bazuar rreth Kievit, ishte forca dominuese rajonale në periudhën mesjetare. Që nga largimi i mongolëve në vitin 1240, hapësira gjeografike e Ukrainës së sotme u dominua nga forcat fqinje, ndërsa arriti pavarësinë pas revolucionit rus në vitin 1917, mirëpo shumë shpejt u inkorporua më Bashkimin Sovjetik. Ndërsa pas referendumit në vitin 1991, ukrainasit votuan për shtet të pavarur.



Figurat e njohura

Poeti dhe artisti nga shekulli i XIX, Taras Shevchenko, ishte një rapsod modern ukrainas, i cili formoi fondacionin për letërsinë dhe gjuhën moderne të kombit. Filozofi Grygoriy Skovoroda, poetja Lesia Ukrainka dhe shkrimtari Ivan Franko, ishin po ashtu kontribuues në zhvillimin e kulturës moderne të Ukrainës. Njerëzit me prejardhje ukrainase kanë pasur ndikim të madh në kulturën ruse, duke përfshirë kompozitorin Pyotr Tchaikovsky dhe autorin Nikolai Gogol. Shumë figura të rëndësishme në histori të Bashkimit Sovjetik kishin prejardhje ukrainase, përmendim politikanin Leonid Brezhnev, projektuesin raketor, Serhiy Korolyov, autorin Mikhail Bulgakov dhe kompozitorin Sergey Prokofiev.



Ushqimi

Kuzhina ukrainase ka evoluar duke u mbështetur në ushqimet tradicionale. ‘Yushka’ (supë mishi ose peshku), ‘pula kiev’ dhe ‘kasha’ që i ngjan qullit – janë mjaft të shijshme, mirëpo ‘borsht’ është i preferuari – e përgatitur nga panxhari, yndyra e kripur e derrit dhe perimet, ndërsa shërbehet me bukë. Në vitet e fundit është shtuar varenyky (brumë i mbushur) dhe kruschenyky (mish, proshutë dhe lakër) gjithmonë i shpërlarë me horilka (vodka ukrainase) ose uzvar (një komplot i tharë frutash). Për shkak të pushtimeve të shpeshta gjatë historisë, kuzhina ukrainase është e llojllojshme, ndërsa kah jugu i vendit ushqimi është më djegës dhe i ndikuar nga ushqimet aziatike.



Sporti

Ukraina ka një reputacion futbollistik që nga ditët sovjetike, mirëpo ky nuk është kufiri i nivelit të tyre sportiv. Një nga sportistët më të famshëm ukrainas është padyshim Serhiy Bubka, kërcyesi më i mirë në shkop i të gjitha kohërave. Borys Shakhlin, i njohur si “njeriu nga hekuri”, ka fituar shtatë medalje të arta olimpike, ndërsa atletja Larysa Latynina ka fituar nëntë. Fitues tjerë të medaljeve janë edhe kampioni në 100 dhe 200 metra, Valeriy Borzov dhe katër herë fituesja e titullit të notit, Yana Klochkova. Kampionët e boksit Volodymyr dhe Vitaliy Klytschko janë po ashtu krenaria e Ukrainës.



Futbolli

Federata Ukrainase e Futbollit është themeluar në vitin 1991, ndërsa ekipi kombëtar debutoi një vit pas në një ndeshje kundër Hungarisë. Nën drejtimin e trajnerit Blokhin, përfaqësuesja e udhëhequr nga Andriy Shevchenko dhe Serhiy Rebrov u kualifikua në Kampionatin Botëror të viti 2006, ku arriti deri në çerekfinale. Kampionati i sivjetmë Evropian do të shënojë pjesëmarrjen e parë të kësaj kombëtareje në këtë turne. Me të rinjtë, përfaqësuesja e Ukrainës ka arritur deri në finale të Kampionatit Evropian U-21, ndërsa e ka fituar Kampionatin Evropian U-19 të vitit 2009.



Klubet

Tri dekadat e fundit të Ligës Supreme Sovjetike janë dominuar nga klubet ukrainase, si Dynamo Kyiv (që ka fituar rekord 13 tituj), FC Dnipro Dnipropetrovsk (dy tituj) dhe FC Zorya Luhansk (një titull). SC Tavriya Simferopol e ka ngritur titullin e parë të Kampionatit ukrainas pas pavarësisë në vitin 1992, ndërsa nëntë titujt e radhës i fitoi Dynamo Kyiv. Klubi më i suksesshëm në Evropë është Dynamo që e ka fituar dy herë Kupën UEFA (1974/75 dhe 1985/86), një herë Superkupën UEFA (1975) dhe tri herë ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndërkaq, trofeun e parë evropian pas pavarësisë së Ukrainës e ka ngritur FC Shakhtar Donetsk (2008/09), Kupën UEFA (aktualisht Europa League).
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv