Artikuj tjerë
Polonia
24.05.2012 02:51
Numri i banorëve: 38.000.000
Sipërfaqja: 312.679 km²
Valuta: Zloty (zl)
Zona kohore: CET

Polonia është një Republikë që numëron 38 milionë banorë, ndërsa gjeografikisht pozicionohet në zemër të Evropës. Kufizohet me Bjellorusinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Lituaninë, Rusinë, Sllovakinë dhe bashkënikoqirin e Euro 2012, Ukrainën. gjatë historisë ka qenë Mbretëri më vete, pastaj e bashkuar me Lituaninë, nën okupim të vendeve të ndryshme, kurse është Republikë e pavarur që nga viti 1918, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore ishte nën ndikimin sovjetik, por pavarësinë e plotë e riktheu në vitin 1989, dhe u bë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2004.

Figurat e njohura
Njëri nga polakët më të njohur në botë, John Paul II (Karol Wojtyla), ka shërbyer si Papë gjatë viteve 1978-2005. Ndër figurat tjera të njohura polake është edhe dy herë fituesja e çmimit Nobel, shkencëtarja Marie Sklodowska-Curie, astronomi revolucionar Nicolaus Copernicus dhe kompozitori Fryderyk Chopin. Në vitin 1983, Lech Walesa fitoi çmimin Nobel për paqe pasi udhëhoqi lëvizjen “Solidarnosc" (Solidariteti) në luftën kundër komunizmit.

Ushqimi
Në përgjithësi ushqimi polak është i shijshëm. ‘Zurek’ – është një supe e përgatitur me qepë, suxhuk dhe thekër, ndërsa zakonisht shërbehet në një pjesë buke. ‘Barszcz’ – një supë panxhari që është mjaft e popullarizuar në gjithë rajonin, ndërsa ‘bigos’ – është unik në Poloni, mish i gatuar ngadalë me turshi lakre. Gjithashtu shumë të njohura janë ‘pierogi’, të cilat janë të mbushura me mish, lakra dhe kërpudha.

Sporti
Polonia ka një traditë sportive për t’u krenuar. Veç futbollit, ata janë të fortë në sportet dimërore, ndërsa një shembull është kampioni botëror i kërcimit me ski, Adam Malysz. Edhe sportet automobilistike janë të pëlqyera në këtë vend, i cili posedon një numër yjesh, si piloti i Formula 1, Robert Kubica dhe motoçiklisti, Tomasz Gollob. Një sportist tjetër i njohur polak është fituesi i katërfishtë i medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Robert Korzeniowski, pastaj lojtarët e hokejit në akull, Krzysztof Oliwa dhe Mariusz Czerkawski, basketbollisti Marcin Gortat dhe atletja Irena Szewinska, e cila mban rekordet botërore në mënyrë simultane në 100, 200 dhe 400 metra.

Futbolli
Është sporti më i popullarizuar në Poloni, ndërsa Federata Polake e Futbollit (PZPN) është themeluar në vitin 1919, një vit pas pavarësisë. Në vitin 1923 kjo federatë i është bashkuar FIFA-s, derisa është një nga anëtaret inauguruese të UEFA-s. Përfaqësuesja e Polonisë ka debutuar në vitin 1921 me një humbje minimale ndaj Hungarisë. Për herë të parë në një Kampionat Evropian ka luajtur në vitin 2008 në fazën grupore, mirëpo kjo kombëtare ka qenë e suksesshme në Kampionate Botërore. Në vitin 1974 dhe 1982 ka zënë vendin e tretë, ndërsa kanë luajtur edhe në Kampionatet Botërore të viteve 1938, 1978, 1986, 2002 dhe 2006. Polonia ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 1972 dhe atë të argjendtë në vitet 1976 dhe 1992. Në vitin 1993 ka fituar Kampionatin Evropian U-16, ndërsa në vitin 2001 Kampionatin Evropian U-18.
Lojtarët legjendarë
Në periudhën e suksesit, vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, Polonia frymëzohej nga gjenerata e artë – mesfushori Kazimierz Deyna, mbrojtësi Wladyslaw Zmuda, portieri Jan Tomaszewski, sulmuesi Wlodzimierz Lubanski dhe mesfushori kreativ Zbigniew Boniek, i cili konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori të këtij shteti.

Klubet
Superliga polake, Ekstraklasa, është themeluar në vitin 1927, ndërsa rivalët lokalë Gornik Zabrze dhe Ruch Chorzow kanë fituar nga 14 tituj. Që nga përfundimi i epokës komuniste (1989), në ligën polake kanë dominuar Wisla Krakow dhe Legia Warszawa. Në sezonin 1969/1970, Gornik arriti në finale të Kupës UEFA, ku u mposht nga Manchester City, ndërsa në edicionin 1995/1996 Legia arriti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet