Artikuj tjerë
Finalja e madhe e Euro 2012
01.07.2012 18:04
Ka mbetur më pak se një orë para fillimit të finales së madhe të Euro 2012 mes Spanjës dhe Italisë, kurse teknikët e skuadrave kanë publikuar tashmë formacionet e tyre zyrtare.
Në këtë artikull do të mund t’i gjeni në mënyrë të drejtpërdrejt më të rejat, detajet më interesante dhe analizat e ekspertëve tanë para finales, për atë që mund të ndodhë sonte në mbrëmje. Qëndroni me ne në vazhdim të ditës...
________________________________________________________________
Analiza përfundimtare:
Del Bosque duket qartë se mashtroi të gjithë, por edhe zhgënjeu të gjithë. Inkuadrimi i Cesc Fabregas në lojë, e bën Spanjën të luajë njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, ku Italia e dërrmoi me lojë, deri para se të inkuadrohej Fernando Torres.
Por, Italia në ndeshjen e parë luajti me formacion 3-5-2, ndërsa sot luan më ndryshe, është më e rrezikshme, është më e qartë. Definitivisht do të presim një ndeshje interesante, të cilën mund ta prishë Spanja me lojën e saj me dominim në posedim, pasi këtë do ta kërkojnë spanjollët. Të lodhin Italinë dhe më pas të shfrytëzojnë rastet. Sidoqoftë, Italia mbetet e rrezikshme dhe sipas skemave taktike dhe asaj që është treguar deri tani në kampionat, pa dyshim, Italia është favorite për këtë takim.

Lojtarët kanë zbritur në fushë për t’u nxehur, ndërsa Balotelli si zakonisht u përkujdes për befasitë. Ai shkoi për të biseduar me tifozët dhe vëllain e tij në tribuna, teksa të gjithë, duke përfshirë dhe spanjollët nxeheshin. Para fillimit të takimit do të jetë ceremonia përmbyllëse e evropianit që do të zgjasë 12 minuta dhe më pas starton ndeshja.

Lajm i Fundit: Arrin në stadium autobusi i Italisë. Prandelli duket jo dhe aq i qetë, përderisa Pirlo duket mjaft në disponim. Jo, jo, nuk harrojmë pa e përmendur as Balotellin, i cili preferoi të koncentrohet me muzikë...

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka publikuar formacionin e tij me pak ndryshime, duke bërë blof të vërtetë. Ai zgjodhi të luajë me Cesc Fabregas si sulmues të rrejshëm në maje të sulmit.
Nga ana tjetër Italia nuk ndryshon asgjë nga ndeshja e fundit me Gjermaninë dhe në fushë do të jetë formacioni i njëjtë, përkundër faktit se Abate dhe Maggio ishin të gatshëm për lojë.
Formacionet zyrtare:
Spanja (4-3-3): Casillas; Arbeloa, Ramos, Pique, Jordi Alba; Xavi, Xabi Alonso, Busquets; Iniesta, Fabregas, Silva
Italia (4-3-1-2): Buffon; Abate, Barzagli, Bonucci, Chiellini; De Rossi, Pirlo, Marchisio; Montolivo; Cassano, Balotelli

Spekulim: Sipas informacioneve tona, Del Bosque nuk do të bëjë ndryshime në formacionin e tij, por do të luajë me Fabregasin në qendër. Del Bosque tha se do të luajë me tri sulmues, por Fabregas është sulmues i rrejshëm.

Gazetarja e televizionit publik spanjoll, Sara Carbonero, duke qëndruar në fushën e Stadiumit Olimpik të Kievit. Bukuroshja është e dashura e portierit spanjoll, Iker Casillas.

Ahh...ai momenti kur dëshiron të jesh në stadium !

Lajm i Fundit: Kanë arritur në stadium autobusi i Spanjës. Del Bosque duket i qetë, lojtarët maksimalisht të përqëndruar.

Spanjollët tashmë kanë një fitore të lehtë. Ata do të jenë më të shumtë në numër në Stadiumin Olimpik në Kiev. Rreth 15 mijë spanjollë do të jenë të pranishëm, përderisa në stadium do të jenë vetëm 5 mijë italianë. Një biletë në këto momente rreth stadiumit kushton 1000 euro.
Dhe thonë se spanjollët i ka kapur kriza...

Rreth 150 milionë shikues anë e mbanë botës do ta përcjellin finalen nga televizioni.

Tifozët e Italisë tashmë janë mbledhur në sheshin Circo Massimo dhe pritet që përkundër të nxehtit tropital që po mbretëron në Itali, të mblidhen rreth 300 mijë njerës. Janë instaluar mbi katër ekranë gjigantë në mënyrë që të gjitha ta përjetojnë atmosferën sikur në Kiev. Përjetoje edhe ti këtë atmosferë në Kosovë...

Deri tani, duke përfshirë edhe ndeshjet miqësore, Spanja dhe Italia janë takuar 31 herë, prej të cilave Italia ka 10 fitore, 12 barazime dhe 8 fitore i takojnë Spanjës.

Johan Cruyff ka dhënë një deklaratë për Marca, ku thotë se Barcelona ka meritë për sukseset e Spanjës. Lexo më shumë...

Cruyff: Spanja ka filozofinë e Barcës

Statistikë tjetër interesante - Që nga viti 1980, skuadra që ka humbur në finalet e kampionatit evropian ka pasur ose fanellë të bardhë, ose të kuqe.
I pëlqen italianëve...

Në 19 ndeshjet e fundit zyrtare, Spanja është pa humbje dhe i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit në fazën e eliminimit direkt (Euro 2008, Botërori 2010, Euro 2012). Në këto nëntë ndeshje, Spanja fitoi pa pranuar asnjë gol.
.jpg)
Boah...si ndihen tani tifozët e Italisë?

Analizë: Italia sipas të gjitha gjasave do të paraqitet në këtë takim njëjtë sikurse në tri ndeshjet e fundit, me formacionin 4-1-3-2. Këtë formacion Prandelli nuk e ka përdorur vetëm ndaj Spanjës, ku në sfidën e parë shfrytëzoi skemën 3-5-2, me De Rossin dhe Chiellinin në qendër.
Prandelli ka pralajmëruar që do t’i besojë sistemit 4-1-3-2, por me siguri se ai ka pasur dilemën e tij. Ne besojmë se Prandelli do të duhej t’i besonte më shumë sistemit 3-5-2, pasi me pesë mesfushorë ai në ndeshjen e parë vuri tërëisht nga funksioni Xavin, kurse Iniesta nuk ishte në gjendje të përballej me pesë njerëz. Nga ana tjetër, sonte Pirlo në rast se Prandelli luan me 4-1-3-2 mund të ketë punë me Xavin dhe Iniestan i vetmuar, gjë që do t’i shkonte përshtati Spanjës. Prandelli ishte mjeshtër deri në këtë fazë, por sonte është momenti për të demonstruar mjeshtrinë e tij.

Ju kujtohet ky njeri? Pos që doli nëpër media me batutat e tij nëpër stërvitje, Balotelli me tri golat e tij në kampionatin evropian bëhet italiani i parë që ka realizuar tri gola në një evropian. Balotelli pritet të luajë sonte nga fillimi...

Dhe bëhuni gati për një statistikë të frikshme...por më parë analiza.

Oktapodi thotë Spanja, Ketri për Italinë

Tani si duket ka ardhur fundi i dominimit të Spanjës...

Dëshironi të përjetoni atmosferën njëjtë sikurse në Stadiumin Olimpik të Kievit? Atëherë çfarë po pret? Menjëherë pozicionoheni pranë Sheshit “Nëna Terezë” ku do të jenë të pranishëm rreth 2000 persona për të shikuar finalen e madhe në ekranin gjigand. Eksperiencë që do të jetë e paharruar...
“Finalja e Euro 2012” në Prishtinë

70% prej 160 mijë fansave në faqen tonë në Facebook mendojnë se Italia do ta fitojë sonte finalen e madhe, përderisa vetëm 30% janë me Spanjën. Mund të votoni ende duke klikuar këtu...

Çfarë po prisni? Mos hezitoni të bëni pyetjet tuaja në hapësirat për komente... Kë e favorizojnë shqiptarët sonte?

Italia është e pamposhtur në Kampionate Botërore dhe Kampionate Evropiane nga Anglia, Gjermania dhe Spanja. Janë pikërisht këto ekipe me të cilat Italia ka pasur punë në Euro 2012.
Sipas kësaj, mund t’ia urojmë Italisë, apo jo?

Analizë: Formacionet e prezantuara më poshtë janë vetëm prelud i asaj që mund të na presë sonte në Kiev. Jemi të bindur se Del Bosque, përkundër deklaratës së tij se do t’i qëndrojë besnik formacionit të tij, mund të na befasojë. Nuk përjashtohet inkuadrimi në lojë i Fernando Torresit nga fillimi ashtu si i Fernando Llorentes. Por, befasia më e madhe që mund të na ofrojë Del Bosque sonte mbrëma është një inkuadrim i Jesus Navas në vend të Xavit, që do të mund të qëndronte në pankinë.

Hera e fundit kur Spanja ka mposhtur Italinë në një ndeshje zyrtare ka qenë në vitin 1920 në Lojërat Olimpike. Spanja i ka humbur vetëm dy nga 50 ndeshjet e fundit zyrtare, kurse Italia nën Cesare Prandellin nuk ka asnjë humbje në ndeshjet zyrtare, madje duke mos pranuar gol në 10 nga 15 ndeshjet e zhvilluara.

Marcello Lippi, fitues i Botërorit 2006, ka ofruar paradoksin e Euro 2012. Ai mendon se Spanja është favorite, kurse Italia ka 50% të gjasave për të fituar.
Ehh more Lippi... me dy lugë nuk hahet pasuli !

A e dini se:
Spanja do të luftojë sonte mbrëma për trofeun e tretë të madh radhazi, duke kërkuar të bëhet ekipi i parë që arrin një gjë të tillë.
Italia nga ana tjetër luan në finalen e tretë të një evropiani (1968, 2000, 2012) dhe e ka fituar trofeun vetëm një herë.

Bosi i Italisë, Cesare Prandelli, ka këmbëngulur se ekipi i tij nuk ka frikë që të përballet me Spanjën, në finalen e madhe të Euro 2012.
Prandelli: Ne nuk kemi frikë nga Spanja

Përzgjedhësi spanjoll, Vicente del Bosque, ka paralajmëruar një skuadër tërësisht ofensive në finale të Euro 2012 ndaj Italisë.
Del Bosque: Spanja me tre sulmues në finale

Formacionet e mundshme:

Analizë: Juve, Barca e Real dominojnë finalen
Zoff: Buffon e Casillas do ta vendosin finalen
Guardiola: Spanjës nuk i duhet sulmues për të fituar
Maradona: Për herë të parë Spanja duket e mposhtshme
Marchisio: Të fitojmë për futbollin italian
Schuster: Spanja ka pasur shumë fat
Casillas: Nuk jemi favoritë
Chiellini: Edhe spanjollët janë njerëz
Xavi: Ne nuk luajmë keq
Buffon e dëshiron trofeun për tifozët
Silva: Fitorja, opsioni i vetëm
Iniesta i qetë para finales
Fabregas: Duhet të ndalim Pirlon dhe Balotellin

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet