Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
Finalja e 1 korrikut do të sjellë edhe një përballje “klubesh” duke u bazuar në formacionet e dy përfaqësueseve. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë klubet që do të përfaqësohen me numrin më të madh të lojtarëve në ndeshjen kryesore të këtij Kampionati Evropian. Gjatë gjithë turneut, nëntë lojtarë të formacionit bazë të Spanjës ishin pjesë e dy skuadrave kryesore – Barcelonës (Gerard Pique, Xavi Hernandez, Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Cesc Fabregas) dhe Real Madrid (Iker Casillas, Alvaro Arbeloa, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso).
     
Te përfaqësuesja e Italisë në formacionin bazë kanë dominuar lojtarët e Juventusit. Cesare Prandelli për pjesën më të madhe të skuadrës është mbështetur te bardhezinjtë. Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini, Claudio Marchisio, Andrea Pirlo, Leonardo Bonucci, Andrea Barzagli dhe me raste, edhe Emanuele Giaccherini e Sebastian Giovinco kanë luajtur për Azzurët në Euro 2012.

Edhe në ndeshjen finale nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa u përket emrave të lojtarëve që do t’i përfaqësojnë dy kombëtaret e tyre. Strategu spanjoll Vicente Del Bosque ka paralajmëruar se (ndryshe nga deri më tani) do të luajë me tre sulmues në finale. Nëse ndodh kështu, atëherë Cesc Fabregas pritet të qëndrojë në bankën rezervë.

Padyshim se do të jetë një përballje ëndrrash nëse luhet një lojë e hapur dhe e bazuar në ofensivë. Andrea Pirlo tek Azzurrët dhe Andres Iniesta te spanjollët janë treguar dy lojtarët kryesorë të kombëtareve të tyre në këtë Evropian dhe pritet që po ata të thonë fjalën e fundit në organizimin e lojës së dy skuadrave në finale. Aty janë edhe Xavi Hernandez e Daniele de Rossi që të marrin përgjegjësinë nëse është nevoja. /Telegrafi/
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv