SUEDIA

24.05.2012 02:20
Kualifikimi

Në fazën kualifikuese, Suedia konkurroi me Holandën, Hungarinë, Finlandën, Moldavinë dhe San Marinon. Kjo përfaqësuese zuri pozitën e dytë në Grupin E, me tetë fitore dhe dy humbje, dhe me 24 pikë të grumbulluara siguroi biletën për në Poloni dhe Ukrainë.

Rezultatet kualifikuese:

03.09.2010: Suedi 2-0 Hungari
07.09.2010: Suedi 6-0 San Marino
12.10.2010: Holandë 4-1 Suedi
29.03.2011: Suedi 2-1 Moldavi
03.06.2011: Moldavi 1-4 Suedi
07.06.2011: Suedi 5-0 Finlandë
02.09.2011: Hungari 2-1 Suedi
06.09.2011: San Marino 0-5 Suedi
07.10.2011: Finlandë 1-2 Suedi
11.10.2011: Suedi 3-2 Holandë



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk mori pjesë
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Nuk është kualifikuar
1984 Nuk është kualifikuar
1988 Nuk është kualifikuar
1992 Gjysmëfinale
1996 Nuk është kualifikuar
2000 Faza grupore
2004 Çerekfinale
2008 Faza grupore
2012 Kualifikohet nga vendi i dytë në grup

Kombëtarja e Suedisë për herë të parë në një Kampionat Evropian është kualifikuar si nikoqir në vitin 1992 dhe asokohe arriti deri në gjysmëfinale të turneut. Në vitin 2004, dyshja e sulmit, Zlatan Ibrahimovic dhe Henrik Larsson, arritën ta udhëheqin përfaqësuesen e tyre deri në çerekfinale, ku u eliminuan nga Holanda.



Trajneri – Erik Hamren

Meqenëse nuk ka numër të madh lojtarësh për të zgjedhur, strategu Hamren e bazon lojën e tij në lojtarët që ka në dispozicion.

Një trajner me përvojë në klubet e vogla, ai zakonisht përdor formacionin 4-2-3-1 me një sulmues të vetëm, gjë që ka rezultuar i suksesshëm në fazën kualifikuese edhe atëherë kur nuk e ka pasur në dispozicion Ibran.

Ai ka dëshmuar se nëse taktikat e tij zbatohen me përpikëri, Suedia mund t’i shqetësojë edhe përfaqësueset e mëdha.



Kapiteni – Zlatan Ibrahimovic

Emri i tij është i njohur te të gjithë tifozët e futbollit. Suedezi me prejardhje boshnjake ka fituar tituj te secila skuadër ku ka luajtur.

Me Ajaxin ka fituar dy herë titullin e Holandës, me Juventusin dy tituj të Serie A, me Interin tri Scudetto, një titull të La Ligas me Barcelonën dhe sërish një titull të Serie A me Milanin. Në sezonin 2011/2012 ai është shpallur golashënuesi më mirë në Itali.

Ibra është i njohur për zënkat me bashkëlojtarët, ndërsa kjo është edhe arsyeja që është caktuar kapiten, në mënyrë që përgjegjësia që ka, ta mbajë më të qetë dhe ta detyrojë që të bëhet shembull, dhe të vazhdojë atë që di të bëjë më mirë – të shënojë gola.



Ylli i skuadrës – Sebastian Larsson

Meqenëse nuk mund ta shkruajmë emrin e Ibrahimovicit në dy vende, pas tij besohet se Sebastian Larsson është nga më të mirët në këtë kombëtare.

Qëkur filloi të luante në formacionin bazë te Birminghami, Larsson filloi të shndërrohet në një mesfushor kualitativ, megjithatë problem mbetet sjellja e tij e pakontrolluar.

Aktualisht ai bart fanellën e Sunderlandit, ndërsa trajneri i Suedisë do të përpiqet që të nxjerrë më të mirën nga ai gjatë turneut në Poloni dhe Ukrainë.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Andreas Isaksson (PSV Eindhoven)
Johan Wiland (FC København)
Par Hansson (Helsingborgs)

Mbrojtës:
Mikael Antonsson (Bologna FC)
Andreas Granqvist (Genoa CFC)
Olof Mellberg (Olympiacos FC)
Jonas Olsson (West Bromwich Albion FC)
Martin Olsson (Blackburn Rovers FC)
Behrang Safari (RSC Anderlecht)
Mikael Lustig (Celtic FC)

Mesfushorë:
Emir Bajrami (FC Twente)
Rasmus Elm (AZ Alkmaar)
Samuel Holmen (Istanbul BB SK)
Kim Kallstrom (Olympique Lyonnais)
Sebastian Larsson (Sunderland AFC)
Anders Svensson (IF Elfsborg)
Pontus Wernbloom (PFC CSKA Moskva)
Christian Wilhelmsson (Al-Hilal FC)

Sulmues:
Johan Elmander (Galatasaray AS)
Tobias Hysen (IFK Goteborg)
Zlatan Ibrahimovic (AC Milan)
Markus Rosenberg (SV Werder Bremen)
Ola Toivonen (PSV Eindhoven)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv