GJERMANIA

24.05.2012 01:48
Kualifikimi

Fushata kualifikuese e Gjermanisë për Euro 2012 ishte e jashtëzakonshme. ‘Die Mannschaft’ shkelën çdo kundërshtar që u doli përpara në Grupin A, ku konkurruan me Turqinë, Belgjikën, Austrinë, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Kjo përfaqësuese grumbulloi rekord prej 30 pikësh duke i fituar të dhjetë ndeshjet kualifikuese.

Rezultatet kualifikuese:

03.09.2010 Belgjikë 0-1 Gjermani
07.09.2010 Gjermani 6-1 Azerbajxhan
08.10.2010 Gjermani 3-0 Turqi
12.10.2010 Kazakistan 0-3 Gjermani
26.03.2011 Gjermani 4-0 Kazakistan
03.06.2011: Austri 1-2 Gjermani
07.06.2011: Azerbajxhan 1-3 Gjermani
02.09.2011: Gjermani 6-2 Austri
07.10.2011: Turqi 1-3 Gjermani
11.10.2011: Gjermani 3-1 Belgjikë



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk mori pjesë
1964 Nuk mori pjesë
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Fitues
1976 Finale
1980 Fitues
1984 Faza grupore
1988 Gjysmëfinale
1992 Finale
1996 Fitues
2000 Faza grupore
2004 Faza grupore
2008 Finale
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup

Gjermania është kombëtarja më e suksesshme në histori të Kampionatit Evropian. Kjo përfaqësuese e ka fituar tri herë trofeun dhe tri herë të tjera ka luajtur në finale. Triumfi i parë erdhi në vitin 1972, ku luajtën legjendat Franz Beckenbauer e Gerd Mueller, ndërsa në finale mposhtën Bashkimin Sovjetik me rezultat 3-0. Në turneun e ardhshëm (1976), gjermanët luajtën në finale, ndërsa në tjetrin me radhë (1980) u shpallën sërish kampionë. Më pas, ata është dashur të presin vitin 1996 që ta rrëmbenin përsëri epitetin e të parit në Evropë. Në turneun e fundit evropian – Euro 2008, ‘Die Mannschaft’ u mposhtën në finale nga Spanja.



Trajneri – Joachim Loew

Loew mori timonin e Gjermanisë në vitin 2006 nga Juergen Klinsmann dhe ka ndërtuar një skuadër mjaft të fuqishme, megjithatë i mungojnë trofetë.

Në Euro 2008 luajti në finale, ndërsa në Kampionatin Botëror 2010 u eliminua në gjysmëfinale, nga i njëjti kundërshtar – Spanja, ndërkaq zuri vendin e tretë, pasi mposhti Uruguain.

Gjatë kohës sa Klinsmann e drejtonte përfaqësuesen, Loeë ishte asistent i tij, prandaj ka krijuar një filozofi atraktive sulmuese që përfshin edhe aspektin fizik, edhe atë teknik të lojës.

Gjatë kohës sa Loew e drejton Gjermaninë, kjo skuadër ka fituar 52 nga 75 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për të triumfuar në Euro 2012.



Kapiteni – Philipp Lahm

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë mori një punë të vështirë mbi supe kur pranoi shiritin e kapitenit nga legjendari Michael Ballack.

Në karrierën e tij me Bayern Munichun, ai ka katër tituj të Bundesligas, katër të DFB Pokal, ndërsa dy herë ka qenë finalist i Ligës së Kampionëve.

Ai ka qenë pjesë e përfaqësuese në Euro 2004 në Portugali, pastaj ka luajtur në dy Kampionatet e fundit Botërore (2006 dhe 2010), në të cilat ka zënë vendin e tretë dhe po ashtu luajti në finale të Euro 2008.



Ylli i skuadrës – Mesut Oezil

Që nga viti 2009 kur u inkuadrua në përfaqësuese, gjermani me prejardhje turke është bërë pjesë integrale e ekipit të Gjermanisë.

Falë performancave të tij në Kampionatin Botëror 2010, ai u bë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, ashtu që u transferua te Real Madridi.

23-vjeçari është po ashtu një nga lojtarët më të rëndësishëm te klubi spanjoll, me të cilin ka luajtur në dy gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe e ka fituar një titull të Kupës së Mbretit dhe një të Kampionatit spanjoll.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Manuel Neuer  (Bayern Munich)
Tim Wiese (Werder Bremen)
Ron-Robert Zieler (Hannover)

Mbrojtës:
Holger Badstuber (Bayern Munich)
Jerome Boateng (Bayern Munich)
Benedikt Howedes (Schalke)
Mats Hummels (Dortmund)
Philipp Lahm (Bayern Munich)
Per Mertesacker (Arsenal)
Marcel Schmelzer (Dortmund)

Mesfushorë:
Lars Bender (Leverkusen)
Mario Gotze (Dortmund)
Ilkay Gundogan (Dortmund)
Sami Khedira (Real Madrid)
Toni Kroos (Bayern Munich)
Mesut Oezil (Real Madrid)
Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich)

Sulmues:
Mario Gomez  (Bayern Munich)
Miroslav Klose (Lazio)
Thomas Mueller (Bayern Munich)
Lukas Podolski (Koln)
Marco Reus (Monchengladbach)
Andre Schurrle (Leverkusen)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv