POLONIA

24.05.2012 01:30
Kualifikimi

Si një nga dy nikoqiret e Kampionatit Evropian, Polonia është kualifikuar automatikisht në fazën grupore të Euro 2012.

Rezultatet nga ndeshjet miqësore:

25.03.2011: Lituani 2-0 Poloni
29.03.2011: Greqi 0-0 Poloni
05.06.2011: Poloni 2-1 Argjentinë
09.06.2011: Poloni 0-1 Francë
10.08.2011: Poloni 1-0 Gjeorgji
02.09.2011: Poloni 1-1 Meksiko
06.09.2011: Poloni 2-2 Gjermani
07.10.2011: Koreja e Jugut 2-2 Poloni
11.10.2011: Bjellorusi 0-2 Poloni
11.11.2011: Poloni 0-2 Itali
15.11.2011: Poloni 2-1 Hungari
22.05.2012 Poloni 1 - 0 Letoni

Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk është kualifikuar
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Nuk është kualifikuar
1984 Nuk është kualifikuar
1988 Nuk është kualifikuar
1992 Nuk është kualifikuar
1996 Nuk është kualifikuar
2000 Nuk është kualifikuar
2004 Nuk është kualifikuar
2008 Faza grupore
2012 Kualifikohet si nikoqire

Edhe pse është kualifikuar në gjashtë Kampionate Botërore, Polonia vetëm një herë është kualifikuar në Evropian (2008). Megjithatë, dështuan që të vazhdonin tutje dhe e përfunduan turneun në fazën grupore. Ata humbën dy ndeshje (nga Gjermania dhe Kroacia), ndërsa barazuan në njërën (ndaj Austrisë) duke përfunduar në fund të grupit.



Trajneri – Franciszek Smuda

Një ish mbrojtës, i cili pjesën më të madhe të karrierës si lojtar e ka kaluar në Poloni dhe SHBA, Smuda u angazhua si trajner i Polonisë në vitin 2009 duke zënë vendin e Leo Beenhakker, pasi që trajneri holandez dështoi që ta kualifikonte këtë përfaqësuese në Kampionatin Botëror të vitit 2010.

63-vjeçari ka një karrierë të mirë menaxheriale. Ka drejtuar klube në Gjermani dhe Turqi, para se të kthehej në vendlindje te Widzew Lodz me të cilin u shpall kampion dhe më pas kaloi te Wisla Krakow, klub i cili po ashtu fitoi titullin nën drejtimin e tij.

Smuda e ka drejtuar edhe Lech Poznan, me të cilin e ka fituar Kupën e Polonisë.



Kapiteni – Jakub Blaszczykowski

Mesfushori i Borussia Dortmundit është caktuar kapiten i përfaqësueses në vitin e kaluar, ndërsa dy herë është shpallur futbollisti polak i vitit (2008 dhe 2010).

Ai bart fanellën e klubit gjerman që nga viti 2007 dhe është shpallur dy herë kampion i Bundesligas dhe ka fituar Kupën e Gjermanisë këtë edicion.



Ylli i skuadrës – Robert Lewandowski

Bashkëlojtar i Blaszczykowskit te Borussia Dortmundi, Lewandowski (23 vjeç) konsiderohet si një nga lojtarët më me perspektivë te kjo përfaqësuese.

Deri më tani ai ka bërë 40 paraqitje për Poloninë dhe ka shënuar 13 gola, ndërsa pritet që në ta ardhmen të bëhet njëri nga golashënuesit më të mirë në histori të kësaj kombëtareje.

Nëse ai e vazhdon formën që kaloi te kampioni i Bundesligas, atëherë Polonia do të jetë vërtet e rrezikshme në sulm.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Wojciech Szczesny (Arsenal)
Grzegorz Sandomierski (Genk)
Przemyslaë Tyton (PSV)

Mbrojtës:
Sebastian Boenisch (Werder Bremen)
Marcin Kaminski (Lech Poznan)
Damien Perquis (Sochaux)
Lukasz Piszczek (Borussia Dortmund)
Marcin Wasilewski (Anderlecht)
Jakub Wawrzyniak (Legia Warsaw)
Grzegorz Wojtkowiak (Lech Poznan)

Mesfushorë:
Jakub Blaszczykowski (Borussia Dortmund)
Dariusz Dudka (Auxerre)
Kamil Grosicki (Sivasspor)
Adam Matuszczyk (Fortuna Dusseldorf)
Adrian Mierzejewski (Trabzonspor)
Rafal Muraëski (Lech Poznan)
Eugen Polanski (Mainz)
Ludovic Obraniak (Bordeaux)
Maciej Rybus  (Terek Grozny)
Rafal Wolski (Legia Warsaw)

Sulmues:
Pawel Brozek (Celtic)
Robert Lewandowski (Borussia Dortmund)
Artur Sobiech  (Hannover)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv