GREQIA

24.05.2012 01:18
Kualifikimi

Greqia siguroi kualifikimin në Euro 2012 duke zënë pozitën e parë në Grupin F, ku krahas saj, bënin pjesë edhe Kroacia, Izraeli, Letonia, Gjeorgjia dhe Malta. Helenët grumbulluan 24 pikë (dy më shumë se vendi i dytë, Kroacia) nga shtatë fitore, tri barazime dhe asnjë humbje.

Rezultatet kualifikuese:

03.09.2010: Greqi 1-1 Gjeorgji
07.09.2010: Kroaci 0-0 Greqi
08.10.2010: Greqi 1-0 Letoni
12.10.2010: Greqi 2-1 Izrael
26.03.2011: Malta 0-1 Greqi
04.06.2011: Greqi 3-1 Malta
02.09.2011: Izrael 0-1 Greqi
06.09.2011: Letoni 1-1 Greqi
07.10.2011: Greqi 2-0 Kroaci
11.10.2011: Gjeorgji 1-2 Greqi



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk është kualifikuar
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Faza grupore
1984 Nuk është kualifikuar
1988 Nuk është kualifikuar
1992 Nuk është kualifikuar
1996 Nuk është kualifikuar
2000 Nuk është kualifikuar
2004 Fitues
2008 Faza grupore
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup

Padyshim se viti 2004 shënon një vit historik në futbollin grek. Në Euro 2004, Greqia triumfoi në finalen e Lisbonës kundër nikoqirit, Portugalisë, me rezultat 1-0. Ndërkaq, sa u përket turneve tjera evropiane, kjo është hera e katërt në histori që helenët arrijnë në fazën grupore.



Trajneri – Fernando Santos

Edhe pse mori mbi supe një punë të vështirë pas dorëheqjes së Otto Rehhagel në vitin 2010, Santos është treguar mjaft i suksesshëm në angazhimin e tij të parë me një përfaqësuese duke mos regjistruar asnjë humbje në 17 ndeshjet e para.

Ish-trajneri i Portos, Benficas, AEK-ut e Panathinaikosit ka qenë i gatshëm të provojë lojtarë të rinj, madje ai ia siguroi debutimin portierit 17-vjeçar të Panathinaikosit, Stefanos Kapino.



Kapiteni – Giorgos Karagounis

Mesfushori veteran ka kujtime të mira nga Kampionati Evropian i vitit 2004 dhe përvoja e tij do t’i ndihmojë që ta udhëheqë përfaqësuesen në turneun sivjetmë.

Ish-lojtari i Interit ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Fernando Santos edhe te Benfica dhe Panathinaikosi, prandaj ai konsiderohet si lojtari kyç i Greqisë.



Ylli i skuadrës – Vasilis Torosidis

Mbrojtësi i Olympiakosit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, si Roma, Liverpool dhe Bayern Munich, falë formës së tij me klubin dhe përfaqësuesen.

Lojtari, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës krahu edhe si mesfushor, në vitin 2010 u shpall lojtari grek i vitit, ndërsa interesimi i klubeve të mëdha flet për kualitetet e tij.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Costas Chalkias (PAOK)
Michalis Sifakis (Aris)
Alexandros Tzorvas (Palermo)

Mbrojtës:
Vassilis Torosidis (Olympiakos)
Sokratis Papastathopoulos (Werder Bremen)
Avraam Papadopoulos (Olympiakos)
Jose Holebas (Olympiakos)
Stelios Malezas (PAOK)
Giorgos Tzavelas (Monaco)
Yiannis Maniatis (Olympiakos)
Kyriakos Papadopoulos (Schalke)

Mesfushorë:
Giorgos Karagounis (Panathinaikos)
Costas Katsouranis (Panathinaikos)
Giorgos Fotakis (PAOK)
Costas Fortounis (Kaiserslautern)
Yiannis Fetfatzidis (Olympiakos)
Sotiris Ninis (Panathinaikos)
Grigoris Makos (AEK Athens)

Sulmues:
Georgios Samaras (Celtic)
Dimitris Salpigidis (PAOK)
Costas Mitroglou (Atromitos)
Nikos Lymberopoulos (AEK Athens)
Fanis Gekas (Samsunspor)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv