Artikuj tjerë
Casillas krenar me triumfin e Spanjës
04.07.2012 11:42
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është krenar që ka fituar titullin e kampionët të Evropës me Spanjën.
“Mendoj se çdo spanjoll është i lumtur tash. Ne e kemi bërë të duket e lehtë atë që është e vështirë. Njerëzit mund të mendojnë se ishte e lehtë, pasi ne fituam 4-0, por i gjithë turneu ka qenë i vështirë dhe ne jemi kampionë me meritë. Meritat na takojnë të gjithë neve dhe ne duhet të kënaqemi për momentin”.
“Ne i shfrytëzuam karakteristikat tona mirë dhe u adaptuam në fushë. Italia ishte e lodhur dhe ne e vramë ndeshjen me golin e Jordi Alba dhe golin e tretë. Kjo ishte rezultat i punës që kemi bërë për vite të tëra me të gjithë trajnerët të cilët na kanë bërë neve kampionë me ekipin e të rinjve të Spanjës”.
“Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj kohe të historisë së ekipit kombëtar dhe futbollit spanjoll. Do të jetë vështirë që kjo të përjetohet sërish. Tash ne duhet të pushojmë pasi sezoni ka qenë i gjatë dhe i vështirë”, ka thënë Casillas. /Telegrafi/

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet