Artikuj tjerë
Cruyff: Spanja ka filozofinë e Barcës
01.07.2012 18:55
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka dhënë një deklaratë kontraverse, ku ka lëvduar impaktin e klubit katalanas në kombëtaren spanjolle, si indikatorin kryesor për sukseset e Stuhisë së Kuqe në dekadën e fundit.
“Më parë nuk dihej se si Spanja do të luante, por me daljen në skenë të Xavit dhe lojtarëve të tjerë sikur ai, Spanja ka krijuar stilin e saj, i cili vjen nga koncepti dhe filozofia e Barcelonës, me idenë e mbajtjes së topit në mënyrë të vazhdueshme”.
“Kjo filozofi është implementuar disa vite më parë nga Spanja, por në Itali ky stil është diçka e re. Ata gjithmonë luanin Katenaçio, kështu kanë dashur të luajnë trajnerët e tyre. Ata luajën shumë vite me atë sistem. Tani, koncepti i lojës kreative në Itali ka ndryshuar, në këtë rast Pirlo e ka ndryshuar. Spanja dhe Italia janë dy ekipe që duan ta mbajnë topin”, ka thënë Cruyff. /Telegrafi/

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet