ANGLIA

24.05.2012 02:28
Kualifikimi

Anglia hyn në grupin e atyre përfaqësueseve që nuk kanë pësuar asnjë humbje në fazën kualifikuese për Euro 2012. Tre Luanët garuan në Grupin G së bashku me Malin e Zi, Zvicrën, Uellsin dhe Bullgarinë. Nga pesë fitore, tri barazime dhe asnjë humbje, Anglia grumbulloi 18 pikë dhe zuri vendin e parë në grup.

Rezultatet kualifikuese
03.09.2010: Angli 4-0 Bulgaria
07.09.2010: Zvicër 1-3 Angli
12.10.2010: Angli 0-0 Mali i Zi
26.03.2011: Uells 0-2 Angli
04.06.2011: Angli 2-2 Zvicër
02.09.2011: Bullgari 0-3 Angli
06.09.2011: Angli 1-0 Uells
07.10.2011: Mal i Zi 2-2 Angli



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk mori pjesë
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Vendi i tretë
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Faza grupore
1984 Nuk është kualifikuar
1988 Faza grupore
1992 Faza grupore
1996 Gjysmëfinale
2000 Faza grupore
2004 Çerekfinale
2008 Nuk është kualifikuar
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup

Tre Luanët nuk mund të mburren për prezantimin e u futbollit të tyre në Kampionatet Evropiane. Ata kanë arritur të zënë vetëm vendin e tretë në vitin e largët 1968, ndërkohë që në vitin 1996 u kualifikuan në gjysmëfinale. Në turnetë e fundit, edhe pse për disa vite klubet angleze dominonin në Evropë dhe Anglia kishte lojtarë kualitativë, megjithatë suksesi në nivel të kombëtares ka munguar. Dhe kjo më së shumti u ka kushtuar trajnerëve.



Trajneri – Roy Hodgson

Kombëtaren e Anglisë e kualifikoi në Euro 2012 trajneri Fabio Capello, mirëpo për shkak të mosmarrëveshjeve me Federatën Angleze të Futbollit rreth John Terryt, strategu italian dha dorëheqje.

Më 1 maj të këtij viti, FA e angazhoi Hodgsonin në postin e trajnerit, ndërsa ai nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Në të kaluarën, trajneri aktual i Anglisë ka drejtuar Zvicrën, Finlandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në nivel klubesh ka qenë trajner i Interit, Udineses, Fulhamit, Liverpoolit e shumë klubeve të tjera.



Kapiteni – Steven Gerrard

Pasi mori postin e trajnerit, Hodgson e emëroi ikonën e Liverpoolit, Steven Gerrard, si kapiten të Tre Luanëve për Kampionatin Evropian. Në të kaluarën, Gerrard ka qenë kapiten i Anglisë në 15 raste – për herë të parë në mars të vitit 2004, ndërsa herën e fundit në shtator të vitit 2010 kundër Zvicrës.

31-vjeçari për vite të tëra është konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë në botë, mirëpo në sezonet e fundit ka pasur probleme me lëndime dhe fitnes duke rënë nga niveli që ishte dikur.

Sidoqoftë, roli i liderit te Liverpooli, klub me të cilin e ka fituar dy herë Kupën FA,
tri herë Kupën e Ligës dhe një herë Ligën e Kampionëve, e ka bindur menaxherin e përfaqësueses që t’ia japë shiritin e kapitenit.



Ylli i skuadrës – Wayne Rooney

Sulmuesi i Manchester Unitedit ishte zgjedhja e parë e Fabio Capellos në sulm gjatë fazës kualifikuese për Kampionatin e sivjetmë Evropian.

Suksesi me klubin e bën atë gjithmonë lojtarin e dëshiruar nga secili trajner. Me Unitedin, sulmuesi anglez mes tjerash ka fituar katër tituj të Ligës Premier, dy të Kupës së Ligës, një të Ligës së Kampionëve dhe një të Kupës së Botës për Klube.

Ai është i suspenduar për dy ndeshje, që do të thotë se nuk mund të luajë në dy sfidat e para të fazës grupore, megjithatë Rooney do t’i nevojitet kombëtares në fazat e mëtutjeshme.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Joe Hart (Manchester City)
Robert Green (West Ham)
Jack Butland (Birmingham City)

Mbrojtës:
Leighton Baines (Everton)
Gary Cahill (Chelsea)/Martin Kelly (Liverpool)
Ashley Cole (Chelsea)
Glen Johnson (Liverpool)
Phil Jones (Manchester United)
Joleon Lescott (Manchester City)
John Terry (Chelsea)
Phil Jagielka (Everton)

Mesfushorë:
Stewart Downing (Liverpool)
Steven Gerrard (Liverpool)
Frank Lampard (Chelsea)/Jordan Henderson (Liverpool)
James Milner (Manchester City)
Alex Oxlade-Chamberlain (Arsenal)
Scott Parker (Tottenham)
Theo Walcott (Arsenal)
Ashley Young (Manchester United)

Sulmues:
Andy Carroll (Liverpool)
Jermain Defoe (Tottenham)
Wayne Rooney (Manchester United)
Danny Welbeck (Manchester United)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv