FRANCA

24.05.2012 02:24
Kualifikimi

Trekolorët kryesuan Grupin D kualifikues me një pikë më shumë se Bosnje e Hercegovina. Veç këtyre përfaqësueseve, në këtë grup konkurruan edhe Romania, Bjellorusia, Shqipëria dhe Luksemburgu. Franca regjistroi gjashtë fitore, tri barazime dhe një humbje, për t’u kualifikuar nga pozita e parë. Ndërkaq, Bosnje e Hercegovina humbi në ‘play-off’ nga Portugalia.

Rezultatet kualifikuese:

03.09.2010 Francë 0-1 Bjellorusi
07.09.2010 BeH 0-2 Francë
09.10.2010 Francë 2-0 Romani
12.10.2010 Francë 2-0 Luksemburg
25.03.2011 Luksemburg 0-2 Francë
03.06.2011 Bjellorusi 1-1 Francë
02.09.2011 Shqipëri 1-2 Francë
06.09.2011 Romani 0-0 Francë
07.10.2011 Francë 3-0 Shqipëri
11.10.2011 Francë 1-1 BeH



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Vendi i katërt
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Nuk është kualifikuar
1984 Fitues
1988 Nuk është kualifikuar
1992 Faza grupore
1996 Gjysmëfinale
2000 Fitues
2004 Çerekfinale
2008 Faza grupore
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup

Të udhëhequr nga legjendari Michel Platini, francezët fituan trofeun e parë evropian në vitin 1984, edhe pse në turnetë paraprake nuk kishin arritur as të kualifikoheshin. Nga Kampionati Evropian i vitit 1992 e këndej, Franca ka qenë gjithmonë e pranishme, ndërsa në vitin 2000 e fitoi për të dytën herë titullin duke e mposhtur në finale Italinë.



Trajneri – Laurent Blanc

Blanc u caktua trajner i Francës pas KB 2010, kur u krijua një plasaritje e madhe mes lojtarëve të përfaqësueses, ndërkohë që trajneri i deriatëhershëm, Raymond Domenech, pati një udhëheqje katastrofale.

E kaluara e tij si menaxher nuk është bindëse, mirëpo ai u largua nga i vetmi klub që ka drejtuar për dy vite, Girondins de Bordeaux, me të cilin fitoi titullin e Francës dhe arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Përkundër mungesës së përvojës, ai ka arritur që ta bashkojë skuadrën dhe është përpjekur të ndërtojë një ekip konkurrues.



Kapiteni – Hugo Lloris

Portieri i Olympique Lyonnais është një nga lojtarët premtues për rolin e liderit, prandaj trajneri ka vendosur që t’ia japë 25-vjeçarit shiritin e kapitenit.

Ai tashmë ka regjistruar 31 paraqitje për përfaqësuesen, ndërsa që nga transferimi te Lyoni në vitin 2008 (nga Nice), Lloris është shpallur tri herë portieri më i mirë në Francë (2009, 2010, 2012)

Edhe pse Franck Ribery e Florent Malouda kanë përvojë më të madhe në nivel ndërkombëtar, Lloris konsiderohet si figura kyçe e fillimit të një epoke të re në përfaqësuesen franceze.



Ylli i skuadrës – Franck Ribery

Franca e ka fatin të ketë në radhët e veta njërin nga anësorët më të mirë në botë. Megjithatë, jo gjithmonë ai është lëvduar. Kritikët e konsiderojnë si tepër individual dhe egoist.

Mirëpo, Blanc ka sqaruar se lojtari i Bayern Munichut është njeriu që mund ta kthejë ndeshjen në favor të ekipit ku luan.

Lëndimet dhe rënia në formë e kanë penguar Riberyn që të arrijë kulmin në përfaqësuese, mirëpo nëse ai do të mund ta shfaqë lojën që bën te bavarezët edhe në kombëtare, atëherë do të jetë një shtytje e madhe për Francën.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Hugo Lloris (Lyon)
Steve Mandanda (Marseille)
Cedric Carrasso (Bordeaux)

Mbrojtës:
Gael Clichy (Manchester City)
Mathieu Debuchy (Lille)
Patrice Evra (Manchester City)
Laurent Koscielny (Arsenal)
Philippe Mexes (Milan)
Adil Rami (Valencia)
Anthony Reveillere (Lyon)

Mesfushorë:
Hatem Ben Arfa (Newcastle)
Yohan Cabaye (Newcastle)
Alou Diarra (Marseille)
Yann M'Vila (Rennes)
Marvin Martin (Sochaux)
Florent Malouda (Chelsea)
Blaise Matuidi   (PSG)
Samir Nasri (Manchester City)
Franck Ribery  (Bayern Munich)

Sulmues:
Karim Benzema (Real Madrid)
Olivier Giroud   (Montpellier)
Jeremy Menez  (PSG)
Mathieu Valbuena (Marseille)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv