UKRAINA

24.05.2012 02:16
Kualifikimi

Si një nga dy nikoqiret e Kampionatit Evropian, Ukraina është kualifikuar automatikisht në fazën grupore të Euro 2012.

Rezultatet nga ndeshjet miqësore:

08.02.2011: Romani 2-2 Ukrainë
29.03.2011: Ukrainë 0-2 Itali
01.06.2011: Ukrainë 2-0 Uzbekistan
06.06.2011: Ukrainë 1-4 Francë
10.08. 2011: Ukrainë 0-1 Suedi
02.09.2011: Ukrainë 2-3 Uruguai
06.09.2011: Rep. Çeke 4-0 Ukrainë
07.10.2011: Ukrainë 3-0 Bullgari
11.10.2011: Estoni 0-2 Ukrainë
11.11.2011: Ukrainë 3-3 Gjermani
15.11.2011: Ukrainë 2-1 Austri



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1964 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1968 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1972 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1976 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1980 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1984 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1988 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1992 Nuk mori pjesë (pjesë e Bashkimit Sovjetik)
1996 Nuk është kualifikuar
2000 Nuk është kualifikuar
2004 Nuk është kualifikuar
2008 Nuk është kualifikuar
2012 Kualifikohet si nikoqire

Kjo është hera e parë që Ukraina do të jetë pjesë e një Kampionati Evropian, pasi që në të kaluarën asnjëherë nuk ka arritur të kualifikohet. Një mundësi të tillë ia jep të qenit nikoqir i kësaj gare.



Trajneri – Oleg Blokhin

Blokhin e ka drejtuar Ukrainën gjatë viteve 2003-2007, ndërsa gjatë asaj kohe arriti ta kualifikojë këtë përfaqësuese për herë të parë në një Kampionat Botëror (2006) dhe e dërgoi deri në çerekfinale, ku u eliminua nga fituesi i atëhershëm, Italia.

Ai ka drejtuar klube, si Olympiacos, PAOK, AEK Athens e FC Moska, ndërsa në vitin 2011 sërish mori drejtimin e kombëtares.



Kapiteni – Andriy Shevchenko

Shiriti i kapitenit të Ukrainës është bartur mes Andriy Shevchenko e Anatoliy Tymoshchuk, varësisht nga formacioni të cilin e ka adaptuar Blokhin.

Sulmuesi 35-vjeçar nuk ka nevojë për prezantim. Ai u bë yll me Dynamo Kievin, pastaj kaloi te Milani ku u shndërrua në legjendë. Transferimi shumëmilionësh te Chelsea rezultoi i dështuar, pasi ukrainasi nuk mundi asnjëherë të kthejë formën e tij në Stamford Bridge, ashtu që u kthye edhe njëherë si huazim te Milani dhe më pas erdhi në shtëpi te Dynamo Kiev, ku po luan edhe sot e kësaj dite.

Në karrierën e tij e ka fituar disa herë Ligën e Ukrainës, një titull të Serie A, një trofe të Ligës së Kampionëve, Kupën FA etj., ndërsa nga çmimet individuale veçojmë Topin e Artë (2004).



Ylli i skuadrës – Oleksandr Aliyev

Është i pazëvendësueshëm në mesfushën e Ukrainës. Ai vrapon dhe pason, ndërsa jo rrallëherë gjuan në drejtim të portës.

Taktika e trajnerit me tre mesfushorë defensivë, bën që 26-vjeçari të ketë hapësirë t’u ndihmojë të gjitha reparteve në fushë.

Me Dynamo Kievin e ka fituar dy herë Kampionatin e Ukrainës dhe një herë Kupën e këtij shteti.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Maksym Koval (Dynamo Kiev)
Andriy Pyatov (Shakhtar Donetsk)
Oleksandr Horyainov (Metalist)

Mbrojtës:
Yevhen Selin (Vorska Poltava)
Yevhen Khacheridi (Dynamo Kiev)
Oleksandr Kucher (Shakhtar Donetsk)
Vyacheslav Shevchuk (Dnipro Dnipropretovsk)
Tara Mykhalyk (Dynamo Kiev)
Yaroslav Rakitskiy (Shakhtar Donetsk)
Bohdan Butko (Illichivets Mariupol)

Mesfushorë:
Anatoliy Tymoshchuk (Bayern Munich)
Denys Harmash (Dynamo Kiev)
Oleksandr Aliyev (Dynamo Kiev)
Oleh Husyev (Dynamo Kiev)
Ruslan Rotan (Dnipro Dnipropretovsk)
Serhit Nazarenko (Tavriya Simferopol)
Yevhen Konoplyanka (Dnipro Dnipropretovsk)

Sulmues:
Andriy Shevchenko (Dynamo Kiev)
Andriy Voronin ((Dynamo Moscoë)
Andriy Yarmolenko (Dynamo Kiev)
Artem Milevskiy (Dynamo Kiev)
Yevhen Seleznyov (Shakhtar Donetsk)
Marko Devych (Metalist)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv