Artikuj tjerë
SPANJA
24.05.2012 02:06
Kualifikimi
Republika Çeke, Skocia, Lituania dhe Lihtenshtajni ishin viktimat e kampionit në fuqi të Evropës dhe botës në kuadër të Grupit I kualifikues. ‘Furia e Kuqe’ shënoi rekord të qind për qindtë prej tetë fitoresh në tetë ndeshje duke grumbulluar 24 pikë dhe duke u kualifikuar në Euro 2012 nga pozita e parë.
Rezultatet kualifikuese
03.09.2010 Lihtenshtajn 0-4 Spanjë
08.10.2010 Spanjë 3-1 Lituani
12.10.2010 Skoci 2-3 Spanjë
25.03.2011 Spanjë 2-1 Republikë Çeke
29.03.2011 Lituani 1-3 Spanjë
06.09.2011: Spanjë 6-0 Lihtenshtajn
07.10.2011: Republikë Çeke 0-2 Spanjë
11.10.2011: Spanjë 3-1 Skoci

Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:
1960 Është tërhequr
1964 Fitues
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Faza grupore
1984 Finalist
1988 Faza grupore
1992 Nuk është kualifikuar
1996 Çerekfinale
2000 Çerekfinale
2004 Faza grupore
2008 Fitues
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup
Spanja dhe Franca janë dy përfaqësueset që ndjekin suksesin e Gjermanisë në Kampionate Evropiane. Si Furia e Kuqe ashtu edhe Trekolorët kanë nga dy tituj të fituar, ndërkohë që Die Mannschaft kanë triumfuar tri herë në këtë garë.
Në Poloni dhe Ukrainë, Spanja do të përpiqet që të bëhet përfaqësuesja e parë që e ka fituar dy herë radhazi trofeun “Henri Delaunay”. Padyshim se kjo përfaqësuese, së bashku me Gjermaninë dhe Holandën konsiderohen si favoritë për të triumfuar në Euro 2012.

Trajneri – Vicente Del Bosque
Njeriu që i solli Spanjës fitoren në Kampionatin Botëror 2010 – Del Bosque është bërë trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave pas debutimit me një përfaqësuese duke fituar 13 ndeshjet e para. Po ashtu, i është bashkuar suksesit të Brazilit me 33 ndeshje pa humbje.
Ai ka qenë i suksesshëm edhe gjatë kohës sa e drejtoi Real Madridin. Me Los Blancos, mes tjerash, Del Bosque e ka fituar dy herë La Ligan, dy herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Botës për Klube.
Në 50 ndeshjet e para si trajner i Spanjës, ai i ka fituar 42, ka regjistruar dy barazime dhe ka humbur gjashtë ndeshje. Në këto sfida, Spanja ka shënuar 123 gola, kurse ka pranuar 40.

Kapiteni – Iker Casillas
Portieri i Real Madridit e trashëgoi shiritin e kapiteni nga ish-bashkëlojtari i tij te Los Blancos, Raul Gonzalez, dhe u bë portieri i parë që e ka ngritur trofeun e një Kampionati Evropian (2008) si kapiten.
Dy vite më pas (2010), ai u bë portieri i tretë në histori të Kampionatit Botëror, i cili e drejtoi ekipin në rolin e kapitenit drejt triumfit.
Casillas mban rekordin si lojtari me më shumë paraqitje në përfaqësuesen e Spanjës, si edhe është portieri që e ka mbajtur të paprekur rrjetin e tij për kohë më të gjatë.
Në nivel klubi, portieri i Realit e ka fituar pesë herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit, tri herë Superkupën e Spanjës, dy herë Ligën e Kampionëve, një Superkupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për Klube.

Ylli i skuadrës – Xavi
‘Truri i Barcelonës’ është pjesë e gjeneratës së artë të Spanjës dhe Blaugranëve. Motori i skuadrës, me një vizion të jashtëzakonshëm, pasime të sakta, kontrollim të topit dhe aftësi për të gjetur hapësirat që thyejnë çdo mbrojtje.
Gjithmonë është çmuar si më i miri në pozitën e tij, ndërsa së paku një herë e ka merituar ta fitonte Topin e Artë.
Ky njeri ka në sirtar gjashtë tituj të kamponit në La Liga, një Kupë të Mbretit, pesë Superkupa të Spanjës, tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy Superkupa të UEFA-s, dy tituj të Kupës së Botës për Klube, një trofe të Kampionatit Evropian, një të Kampionatit Botëror e shumë çmime të tjera.
Skuadra e plotë
Portierë:
Iker Casillas (Real Madrid)
Pepe Reina (Liverpool)
Victor Valdes (Barcelona)
Mbrojtës:
Raul Albiol (Real Madrid)
Jordi Alba (Valencia)
Alvaro Arbeloa (Real Madrid)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Juanfran Torres (Atletico Madrid)
Gerard Pique (Barcelona)
Javi Martinez (Athletic Bilbao)
Mesfushorë:
Sergio Busquets (Barcelona)
Xavi (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)
Xabi Alonso (Real Madrid)
Santi Cazorla (Malaga)
Cesc Fabregas (Barcelona)
David Silva (Manchester City)
Jesus Navas (Sevilla)
Juan Mata (Chelsea)
Sulmues:
Pedro (Barcelona)
Alvaro Negredo (Sevilla)
Fernando Torres (Chelsea)
Fernando Llorente (Athletic Bilbao)

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet