IRLANDA

24.05.2012 01:58
Kualifikimi

Irlanda pësoi vetëm një humbje në procesin kualifikues në kuadër të Grupit B, ku luajti përballë Rusisë, Armenisë, Sllovakisë, Maqedonisë dhe Andorrës. Me gjashtë fitore, tre barazime dhe një humbje, kjo përfaqësuese zuri vendin e dytë në grup, ndërsa biletën për në Euro 2012 e siguroi pas ‘play-offit’, ku e eliminoi Estoninë.

Rezultatet kualifikuese:

03.09.2010 Armeni 0-1 Irlandë
07.09.2010 Irlandë 3-1 Andorrë
08.10.2010 Irlandë 2-3 Rusi
12.10.2010 Sllovaki 1-1 Irlandë
26.03.2011 Irlandë 2-1 Maqedoni
04.06.2011: Maqedoni 0-2 Irlandë
02.09.2011: Irlandë 0-0 Sllovaki
06.09.2011: Rusi 0-0 Irlandë
07.10.2011: Andorrë 0-2 Irlandë
11.10.2011: Irlandë 2-1 Armeni
11.11.2011: Estoni 0-4 Irlandë
15.11.2011: Irlandë 1-1 Estoni



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk është kualifikuar
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Nuk është kualifikuar
1984 Nuk është kualifikuar
1988 Faza grupore
1992 Nuk është kualifikuar
1996 Nuk është kualifikuar
2000 Nuk është kualifikuar
2004 Nuk është kualifikuar
2008 Nuk është kualifikuar
2012 Kualifikohet pas ‘play-offit’

Irlanda nuk ka ndonjë histori suksesi në Kampionatin Evropian. Kjo është hera e dytë që kjo përfaqësuese arrin të kualifikohet në fazën grupore. Vetëm edhe një herë më parë ka arritur në këtë fazë (në vitin 1988), por nuk ka mundur të vazhdojë tutje.



Trajneri – Giovanni Trapattoni

Italiani i trofeshëm ka marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje në vitin 2008, ndërsa jo rrallëherë ka qenë shënjestër e kritikave për metodat e tij të lojës dhe përzgjedhjet në skuadër.

Irlanda nuk ka lojtarë të cilët mund të konkurrojnë me përfaqësueset e mëdha, prandaj strategjia e Trapattonit është e bazuar në lojë defensive, me një mesfushë të kombinuar dhe me sulm nga krahët.

Se ai di më së miri se si t’i shqetësojë kundërshtarët flasin trofetë me Juventusin (Serie A, Liga e Kampionëve, Kupa UEFA, Kupa e Italisë), Interin (Serie A, Kupa e Italisë, Kupa UEFA), Bayern Munichun (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë), Benfica (Kampionati portugez) etj.



Kapiteni – Robbie Keane

Është gjithmonë i gatshëm për të shënuar kur tjerët nuk munden. Edhe pse karriera e tij me klubet ka pasur ngritjet dhe rëniet e veta, Keane ka qenë gjithmonë i qëndrueshëm në kombëtare.

Ai kaloi një periudhë zhgënjyese te Interi, para se të shkëlqente me Tottenhamin, mirëpo pas transferimit te Liverpooli, karriera e tij sërish mori teposhtën.

Megjithatë, vetëm dy lojtarë aktivë (Stern John dhe Miroslav Klose) kanë shënuar më shumë gola me përfaqësueset e tyre sesa numri 10 i Irlandës.

Aktualisht në moshë 31-vjeçare, Keane nuk do të zhvillojë edhe shumë turne me kombëtaren e tij, mirëpo bashkëkombësit padyshim se do ta ndjejnë mungesën kur ai të pensionohet.



Ylli i skuadrës – Shay Given

Portieri i Aston Villas është gjithmonë në gjendje që t’i shpëtojë bashkëlojtarët e tij.

Duke qenë se të zgjedhurit e Trapattonit zhvillojnë lojë kolektive dhe defensive, ata gjithmonë mbështeten te fuqia e gardianit të tyre.

35-vjeçari është një portier i klasit botëror, ndërsa në të kaluarën ka bartur fanellat e klubeve, si Newcastle United dhe Manchester City.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Shay Given (Aston Villa)
Keiren Westwood (Sunderland)
David Forde (Millwall)

Mbrojtës:
John O’Shea (Sunderland)
Stephen Kelly (Fulham)
Stephen Ward (Wolves)
Richard Dunne (Aston Villa)
Sean St Ledger (Leicester)
Darren O’Dea (Leeds)
Paul McShane (Crystal Palace)

Mesfushorë:
Glenn Whelan (Stoke)
Keith Andrews (West Brom)
Paul Green (Derby)
Darron Gibson (Everton)
Damien Duff (Fulham)
Aiden McGeady (Spartak Moscow)
Stephen Hunt (Wolves)
James McClean (Sunderland)

Sulmues:
Robbie Keane (LA Galaxy)
Kevin Doyle (Wolves)
Shane Long (West Brom)
Simon Cox (West Brom)
Jon Walters (Stoke)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv