Artikuj tjerë
PORTUGALIA
24.05.2012 01:54
Kualifikimi
Portugalia nuk e filloi si duhet fushatën kualifikuese për Euro 2012 duke humbur pesë pikë në dy ndeshjet e para (barazoi ndaj Qipros dhe humbi nga Norvegjia). Mirëpo, shkarkimi i trajnerit Carlos Queiroz dhe angazhimi i Paulo Bentos, rezultoi mjaft i suksesshëm në fazën kualifikuese të kësaj përfaqësueseje. Portugalia, e cila garoi në Grupin H së bashku me Danimarkën, Norvegjinë, Islandën dhe Qipron, zuri vendin e dytë në grup me 16 pikë, nga pesë fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërkaq biletën për në Poloni dhe Ukrainë e siguroi pas ‘play-offit’, ku e mposhti Bosnje e Hercegovinën me rezultat prej 6-2.
Rezultatet kualifikuese
03.09.2010 Portugali 4-4 Qipro
07.09.2010 Norvegji 1-0 Portugali
08.10.2010 Portugali 3-1 Danimarkë
12.10.2010 Islandë 1-3 Portugali
04.06.2011: Portugali 1-0 Norvegji
02.09.2011: Qipro 0-4 Portugali
07.10.2011: Portugali 5-3 Islandë
11.10.2011: Danimarkë 2-1 Portugali
11.11.2011: Bosnje 0-0 Portugali
15.11.2011: Portugali 6-2 Bosnje

Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:
1960 Çerekfinale
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Nuk është kualifikuar
1984 Gjysmëfinale
1988 Nuk është kualifikuar
1992 Nuk është kualifikuar
1996 Çerekfinale
2000 Gjysmëfinale
2004 Finale
2008 Çerekfinale
2012 Kualifikohet pas ‘play-offit’
Portugalia është akoma në kërkim të trofeut të të parit të Evropës. Rastin më të mirë në histori për ta fituar turneun e pati në Euro 2004, mirëpo u mposht në finale në terren të vet nga Greqia – e cila asokohe i befasoi të gjithë. Përveç një finaleje, gjatë Evropianit, kjo kombëtare ka regjistruar edhe tri çerekfinale dhe dy gjysmëfinale.

Trajneri – Paulo Bento
Paulo Bento u angazhua si trajner i Portugalisë gjatë periudhës kualifikuese për Kampionatin e sivjetmë Evropian duke zënë vendin e të shkarkuarit Carlos Queiroz, ndërsa shënoi një fillim ëndrrash duke regjistruar fitore në pesë ndeshjet e tij të para si trajner i kombëtares.
Personaliteti i fuqishëm i ish-trajnerit të Sporting Lisbonës, ka bërë që të krijohen konflikte me Ricardo Carvalhon dhe Jose Bosingëan, të cilët janë pensionuar nga kombëtarja.
Këto mosmarrëveshje nxitën dyshime nëse ai do të mund ta drejtonte si duhej Portugalinë, mirëpo fitorja e thellë ndaj Bosnje e Hercegovinës në ‘play-off’ largoi çdo dyshim.

Kapiteni – Cristiano Ronaldo
Çdo fjalë është e tepërt për superyllin e Real Madridit, i cili së bashku me Lionel Messin po e dominojnë skenën e futbollit botëror në vitet e fundit, si dy më të mirët të kësaj loje.
Në sezonin që lamë pas, CR7 ka shënuar 60 gola në të gjitha garat me Los Blancos duke fituar edhe titullin e kampionit të Spanjës. Në të kaluarën ai ka veshur edhe fanellat e Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit, ndërsa veç La Ligas, e ka fituar edhe Kupën e Mbretit, Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, ndërsa nga çmimet individuale veçojmë Topin e Artë (2008).
Megjithatë, derisa ka shkëlqyer me klubet ku ka luajtur, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për performancat e tij me kombëtaren. Kritikët janë të mendimit se ai nuk e jep maksimumin për Portugalinë, megjithatë ata që e duan theksojnë se në përfaqësuese nuk i ka lojtarët tjerë që mund të vënë në pah kualitetet e tij.

Ylli i skuadrës – Nani
Edhe ky vend është i rezervuar për Cristiano Ronaldon, por meqë ai është kapiteni, atëherë ky vend i takon yllit të Manchester Unitedit, Nani, i cili në dy vitet e fundit është ngritur në formë dhe ka shkëlqyer në fushatën kualifikuese për Euro 2012.
Ndikim i tij në përfaqësuese ka mbetur nën hijen e CR7, megjithatë ai e ka dëshmuar veten si lojtar kyç, si në sulm, ashtu edhe në situata defensive.
Duke qenë se mungoi në Kampionatin Botëror 2010, si pasojë e lëndimit, Nani është i gatshëm ta tregojë vetën në këtë Kampionat Evropian.
Skuadra e plotë:
Portierë:
Rui Patricio (Sporting Lisbon)
Eduardo (Benfica)
Beto (CFR-Cluj)
Mbrojtës:
Bruno Alves (Zenit Saint-Petersburg)
Fabio Coentrao (Real Madrid)
Joao Pereira (Sporting Lisbon)
Pepe (Real Madrid)
Ricardo Costa (Valencia)
Rolando (FC Porto)
Miguel Lopes (Sporting Braga)
Mesfushorë:
Hugo Viana (Braga)
Joao Moutinho (FC Porto)
Custodio (Sporting Braga)
Miguel Veloso (Genoa)
Raul Meireles (Chelsea)
Ruben Micael (Real Zaragoza)
Sulmues:
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Hugo Almeida (Besiktas)
Helder Postiga (Real Zaragoza)
Nani (Manchester United)
Nelson Oliveira (Benfica)
Ricardo Quaresma (Besiktas)
Silvestre Varela (FC Porto)

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet