Artikuj tjerë
HOLANDA
24.05.2012 01:51
Kualifikimi
Kombëtarja e Holandës ishte mbresëlënëse në fazën kualifikuese të cilën e zhvilloi në kuadër të Grupit E. Suedia, Hungaria, Finlanda, Moldavia dhe San Marino, ishin kundërshtarët e kësaj përfaqësueseje. Nga dhjetë sfidat, Holanda regjistroi nëntë fitore dhe një humbje duke grumbulluar 17 pikë dhe zuri vendin e parë në grup.
Rezultatet kualifikuese:
03.09.2010: San Marino 0-5 Holandë
07.09.2010: Holandë 2-1 Finlandë
08.10.2010: Moldavi 0-1 Holandë
12.10.2010: Holandë 4-1 Suedi
25.03.2011: Hungari 0-4 Holandë
29.03.2011: Holandë 5-3 Hungari
02.09.2011: Holandë 11-0 San Marino
06.09.2011: Finlandë 0-2 Holandë
07.10.2011: Holandë 1-0 Moldavi
11.10.2011: Suedi 3-2 Holandë

Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:
1960 Nuk mori pjesë
1964 Nuk është kualifikuar
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Gjysmëfinale
1980 Faza grupore
1984 Nuk është kualifikuar
1988 Fitues
1992 Gjysmëfinale
1996 Çerekfinale
2000 Gjysmëfinale
2004 Gjysmëfinale
2008 Çerekfinale
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup
Holanda është bërë pjesë e historisë së Kampionatit Evropian në vitin 1988, kur mposhti Anglinë, Irlandën, Gjermaninë dhe Bashkimin Sovjetik për ta rrëmbyer trofeun. Ndërkaq, edhe pse asnjëherë nuk e ka përsëritur këtë sukses, kjo përfaqësuese ka arritur katër herë të tjera deri në gjysmëfinale të Evropianit.

Trajneri – Bert Van Marwijk
Van Marwijk mori timonin e përfaqësueses pas Euro 2008 nga legjenda holandeze, Marco van Basten. Që një lojtar të jetë pjesë e skuadrës së tij duhet të shfaqë lojëra të mira në një periudhë të gjatë kohore dhe të tregojë qëndrueshmëri.
Në të kaluarën, shpeshherë lojtarët e kësaj përfaqësueseje kanë krijuar konflikte, ndërsa nën drejtimin e Van Marwijk nuk ka ndodhur diçka e tillë. Madje edhe përkundër faktit se emra, si Robin van Persie, Rafael van der Vaart e Nigel de Jong kanë qëndruar në bankën rezervë.
Ish-trajneri i Feyenoordit dhe Borussia Dortmundit është një tip konservativ dhe mjaft strikt, ndërsa kjo ka bërë që t’i fitojë 23 nga 25 ndeshjet e zhvilluara me Holandën.

Kapiteni – Mark Van Bommel
Mesfushori me ndikim nuk ishte paraqitur për Holandën nga korriku 2006 deri në gusht 2008, për shkak të një konflikti me Van Basten, ndërsa u rikthye pas angazhimit të Van Marwijk në postin e trajnerit.
Ai është motori që e mban vazhdimisht në lëvizje kombëtaren e tij dhe është njëri nga lojtarët kryesorë në mesfushë, ndërsa kur përmendim që është edhe dhëndri i trajnerit, atëherë ai është i vetëdijshëm për peshën që ka mbi supe.
Ish-lojtari i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Milanit është i njohur për lëvizjet e tij inteligjente, ndërhyrjet agresive, vizionin e shkëlqyer dhe aftësitë prej lideri.
Në karrierën e tij numëron tituj të kampionit në Holandë, Spanjë, Gjermani, Itali, si dhe në Ligën e Kampionëve.

Ylli i skuadrës – Wesley Sneijder
Mesfushori i Interit tashmë ka bërë 80 paraqitje për përfaqësuesen që nga debutimi i tij në vitin 2003, ndërsa ka shënuar 23 gola.
Ish-lojtari i Ajaxit dhe Real Madridit është mjaft i pëlqyer nga tifozët holandezë, ndërsa të gjithë i njohin aftësitë e tij në krijimin e rasteve, depërtimet, pasimet dhe shënimin e golave.
Trajneri Van Marwijk do të shpresojë që Sneijder të mos ketë probleme me lëndime gjatë Euro 2012.
Nga ana tjetër, të mos harrojmë se Holanda ka edhe yje të tjerë, si Arjen Robben e Robin van Persie, i cili ishte golashënuesi më i mirë në Ligën Premier në sezonin që lamë pas.
Skuadra e plotë:
Portierë:
Tim Krul (Newcastle)
Maarten Stekelenburg (Roma)
Michel Vorm (Swansea)
Mbrojtës:
Khalid Boulahrouz (Stuttgart)
Wilfred Bouma (PSV)
John Heitinga (Everton)
Joris Mathijsen (Malaga)
Gregory van der Wiel (Ajax)
Ron Vlaar (Feyenoord)
Jetro Willems (PSV)
Mesfushorë:
Ibrahim Afellay (Barcelona)
Mark van Bommel (AC Milan)
Nigel de Jong (Man City)
Stijn Schaars (Sporting)
Wesley Sneijder (Inter)
Kevin Strootman (PSV)
Rafael van der Vaart (Tottenham)
Sulmues:
Klaas Jan Huntelaar (Schalke)
Luuk de Jong (Twente)
Dirk Kuyt (Liverpool)
Luciano Narsingh (Heerenveen)
Robin van Persie (Arsenal)
Arjen Robben (Bayern)

Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Grupet