DANIMARKA

24.05.2012 01:43
Kualifikimi

Arritja e Danimarkës në Poloni dhe Ukrainë ishte nga pozita e parë në Grupin H. Kjo përfaqësuese doli më e suksesshme se Portugalia, Norvegjia, Islanda dhe Qiproja për të kryesuar grupin. Danimarka grumbulloi 19 pikë nga gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje.

Rezultatet kualifikuese:

07.09.2010: Danimarkë 1-0 Islandë
08.10.2010: Portugali 3-1 Danimarkë
12.10.2010 Danimarkë 2-0 Qipro
26.03.2011: Norvegji 1-1 Danimarkë
04.06.2011: Islandë 0-2 Danimarkë
06.09.2011: Danimarkë 2-0 Norvegji
07.10.2011: Qipro 1-4 Danimarkë
11.10.2011: Danimarkë 2-1 Portugali



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Nuk është kualifikuar
1964 Vendi i katërt
1968 Nuk është kualifikuar
1972 Nuk është kualifikuar
1976 Nuk është kualifikuar
1980 Nuk është kualifikuar
1984 Gjysmëfinale
1988 Faza grupore
1992 Fitues
1996 Faza grupore
2000 Faza grupore
2004 Çerekfinale
2008 Nuk është kualifikuar
2012 Kualifikohet nga vendi i parë në grup

Suksesin më të madh në Evropë, Danimarka e ka shënuar në vitin 1992 kur triumfoi në Kampionatin Evropian. Asokohe danezët regjistruar fitore shokuese në gjysmëfinale përballë Holandës, ndërsa kjo falë intervenimeve heroike të portierit Peter Schmeichel, dhe më pas në finale e mposhtën Gjermaninë për ta ngritur trofeun.



Trajneri – Morten Olsen

Strategu danez e njeh më së miri përfaqësuesen e tij, meqë është duke e drejtuar që nga viti 2000. Danimarka ka arritur të kualifikohet në tre nga gjashtë turnetë e rëndësishme nën drejtimin e Olsen, megjithatë ai ishte shënjestër e kritikave kur nuk mundi ta kualifikojë përfaqësuesen në Euro 2008.

Megjithatë, dy vite më vonë ai e kualifikoi Danimarkën në Kampionatin Botëror 2010, por nuk doli nga grupi. Ndërsa tani e ka rastin që të lë shenjë në Poloni dhe Ukrainë, edhe pse gjendet në një grup shumë të vështirë.

Olsen në të kaluarën ka drejtuar klube, si Brondby, Koln dhe Ajax.



Kapiteni – Daniel Agger

Mbrojtësi i Liverpoolit mori shiritin e kapitenit para disa muajsh, pasi trajneri vendosi që ta ‘shkarkonte nga ky post’ Christian Poulsenin.

26-vjeçari çmohet për shpirtin luftarak dhe udhëheqës në përfaqësuese, megjithatë lëndimet kanë bërë që ai të mungonte në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Danimarkës.

Sidoqoftë, tifozët presin që t’i anashkalojë lëndimet dhe ta udhëheqë përfaqësuesen drejt befasive në Grupin B, pasi ka të bëjë me kundërshtarë, si Gjermania, Holanda e Portugalia.



Ylli i skuadrës – Dennis Rommedahl

Anësori 33-vjeçar ka shfaqur formë të jashtëzakonshme me përfaqësuesen e tij në vitet e fundit.

Ai ishte lojtari më i mirë i Danimarkës në Kampionatin Botëror 2010 dhe ishte njeriu kryesor në fazat kualifikuese të kombëtares së tij në Euro 2012.

Lojtari i Brondbyt ka regjistruar 113 paraqitje me Danimarkën dhe ka shënuar 21 gola. Gjatë karrierës së tij, ka luajtur për klube, si PSV, Ajax e Olympiakos.


Skuadra e plotë:

Portierë:
Thomas Sorensen (Stoke)
Stephan Andersen (Evian)
Anders Lindegaard (Manchester United)

Mbrojtës:
Lars Jacobsen (Copenhagen)
Simon Poulsen (AZ)
Daniel Wass (Evian)
Simon Kjaer (Roma)
Daniel Agger (Liverpool)
Andreas Bjelland (Nordsjaelland)
Jores Okore (Nordsjaelland)

Mesfushorë:
William Kvist (Stuttgart)
Michael Silberbauer (Young Boys)
Christian Poulsen (Evian)
Niki Zimling (Club Brugge)
Jakob Poulsen (Midtjylland)
Lasse Schone (Ajax)
Christian Eriksen (Ajax)
Thomas Kahlenberg (Evian)

Sulmues:
Nicklas Bendtner (Sunderland)
Dennis Rommedahl (Brondby)
Tobias Mikkelsen (Nordsjaelland)
Michael Krohn-Dehli (Brondby)
Nicklas Pedersen (Groningen)

Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv