REPUBLIKA ÇEKE

24.05.2012 01:37
Kualifikimi

Republika Çeke në Kampionatin e sivjetmë Evropian u kualifikua nga pozita e dytë në Grupin I, ndërsa vendin e parë në këtë grup e zuri Spanja. Përfaqësuesja çeke grumbulloi 13 pikë nga katër fitore, një barazim dhe tri humbje, ndërsa la pas vetes kombëtare, si Skocia, Lituania dhe Lihtenshtajni. Në ‘play-off’, Republika Çeke eliminoi Malin e Zi.

Rezultatet kualifikuese:

07.09.2010: Rep. Çeke 0-1 Lituani
08.10.2010: Rep. Çeke 1-0 Skoci
12.10.2010: Lihtenshtajn 0-2 Rep. Çeke
25.03.2011: Spanjë 2-1 Rep. Çeke
29.03.2011: Rep. Çeke 2-0 Lihtenshtajn
03.09.2011: Skoci 2-2 Rep. Çeke
07.10.2011: Rep. Çeke 0-2 Spanjë
11.10.2011: Lituani 1-4 Rep. Çeke
11.11.2011: Rep. Çeke 2-0 Mal i Zi
15.11.2011: Mal i Zi 0-1 Rep. Çeke



Statistika nga e kaluara në një Kampionat Evropian:

1960 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1964 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1968 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1972 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1976 Fitues si Çekosllovaki
1980 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1984 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1988 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1992 Ka marrë pjesë si Çekosllovaki
1996 Finale
2000 Faza grupore
2004 Gjysmëfinale
2008 Faza grupore
2012 Kualifikohet pas ‘play-offit’

Që pas pavarësimit në vitin 1993, Republika Çeke është kualifikuar në secilin Kampionat Evropian. Kjo përfaqësuese suksesin më të madh e ka arritur në vitin 1996, kur mposhti përfaqësuese, si Italia, Portugalia dhe Franca, për të dështuar në finale përballë Gjermanisë.



Trajneri – Michal Bilek

Bilek u angazhua si trajner i Republikës Çeke në vitin 2009, pasi trajneri paraprak (Ivan Hasek) dha dorëheqje, duke qenë se nuk arriti t’i kualifikojë çekët në Kampionatin Botëror 2010.

Aftësitë e ish-trajnerit të Sparta Prague dhe Viktoria Plzen për ta drejtuar kombëtaren u vunë në pikëpyetje, pasi që i vetmi angazhim me një përfaqësuese në karrierën e tij ishte drejtimi i Republikës Çeke U-19.

Megjithatë, ai i heshti të gjithë kritikët për të kthyer kombëtaren në rrugë të duhur dhe siguroi biletën për në Poloni dhe Ukrainë.



Kapiteni – Tomas Rosicky

Mesfushori i Arsenalit ka qenë një nga kryesorët në Republikën Çeke që nga debutimi për këtë përfaqësuese, duke marrë pjesë në turnetë kryesore nga viti 2000 deri në vitin 2006, ndërsa lëndimi ia pamundësoi pjesëmarrjen në Euro 2008, dhe ai nuk luajti në një pjesë të madhe të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.

Edhe pse pas periudhës së lëndimeve nuk ka arritur ta gjejë formën më të mirë te Topçinjtë, megjithatë Rosicky mbetet një nga figurat kryesore te kombëtarja e tij.



Ylli i skuadrës – Petr Cech

Portieri i Chelseat bëri emër pikërisht në Kampionatin Evropian të vitit 2004, ndërsa intervenimet e tij në këtë turne bënë që ai të transferohej në Stamford Bridge, ku vazhdon të mbetet gardiani numër një.

Në Euro 2008, ai u konsiderua fajtori kryesor për mosdalje nga faza grupore, pas golit të barazimit të turkut Nihat në ndeshjen vendimtare për të vazhduar tutje.

Asokohe, Cech e pranoi fajin dhe deklaroi se po mendon që të pensionohet nga përfaqësuesja, megjithatë forma e tij ka bërë që ai të vazhdojë të mbetet portieri numër një në këtë përfaqësuese.

Skuadra e plotë:

Portierë:
Petr Cech (Chelsea)
Jaroslav Drobny (Hamburg)
Jan Lastuvka (FC Dnipro Dnipropetrovsk)

Mbrojtës:
Theodor Gebre Selassie (FC Slovan Liberec)
Roman Hubnik (Hertha Berlin)
Michal Kadlec (Bayer Leverkusen)
David Limbersky (FC Viktoria Plzen)
Tomas Sivok (Besiktas)
Marek Suchy (Spartak Moskow)

Mesfushorë:
Vladimir Darida (FC Viktoria Plzen)
Tomas Hubschman (Shakhtar Donetsk)
Petr Jiracek (VfL Wolfsburg)
Daniel Kolar (FC Viktoria Plzen)
Milan Petrzela (FC Viktoria Plzen)
Vaclav Pilar (VfL Wolfsburg)
Jaroslav Plasil (Bordeaux)
Frantisek Rajtoral (FC Viktoria Plzen)
Tomas Rosicky (Arsenal)

Sulmues:
Milan Baros (Galatasaray)
David Lafata (FK Jablonec)
Tomas Necid (CSKA Moskow)
Tomas Pekhart (FC Nurnberg)
Jan Rezek (Anorthosis Famagusta)
Komente Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Analizë
Formacioni më i mirë i Euro 2012

Formacioni më i mirë i Euro 2012

02.07.2012 10:24
0Komente
Finalja e madhe e Euro 2012

Finalja e madhe e Euro 2012

01.07.2012 18:04
0Komente
Juve, Barca e Real dominojnë finalen

Juve, Barca e Real dominojnë finalen

30.06.2012 23:47
0Komente
Stadiumet
Miejski, Poznan Miejski, Poznan
Miejski, Wrocław Miejski, Wrocław
Narodowy, Varshavë Narodowy, Varshavë
PGE Arena, Gdansk PGE Arena, Gdansk
Arena Lviv Arena Lviv
Donbass Arena, Donetsk Donbass Arena, Donetsk
Olimpiyskyi, Kiev Olimpiyskyi, Kiev
Metalist, Kharkiv Metalist, Kharkiv